Sulmohet fizikisht 20-vjeçari nga Shkupi në një diskotekë në parkun e qytetit

Një i ri nga Shkupi ka raportuar se është sulmuar fizikisht në një lokal nate në parkun e qytetit, njofton MPB.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës.

”Me datë 10.12.2023 në ora 04:50 në SPB Shkup L.A.(20) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 03:20 në një diskotekë në parkun e qytetit në Shkup është sulmuar fizikisht nga një person” – thuhet në buletinin policor.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share