OJQ-të: Foshnja dhe gratë të moshuara mbahen në burgje izraelite

Foshnja dhe gratë të moshuara mbahen në burgje të ndryshme izraelite, thonë Shoqata e të Burgosurve dhe Komisioni i të Burgosurve.

Tutje këto OJQ, theksuan se  autoritetet izraelite nuk po bëjnë të ditur numrat, fatin, vendndodhjen ose gjendjen mjekësore të këtyre grave dhe fëmijëve.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar se Shërbimi i Burgjeve të Izraelit ka marrë masa kundër të burgosurve palestinezë që nga fillimi i luftës, përfshirë abuzimin fizik, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa gjithashtu është raportuar se atyre i është kufizuar aksesi në ujë, ushqim, në kujdesin mjekësor dhe sende të përbashkëta për të burgosurit dhe ka kufizuar ose ndaluar plotësisht vizitat familjare dhe avokatët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share