Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij ishte goditur nga plumbat”, tha Gashi.
Ai theksoi se polici ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur që t’i gjejnë edhe disa gëzhoja.
“Personat e dyshuar janë në kërkim. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë””, theksoi ai.