Analistët: Kjo do të ishte gabim, proceset nuk mund të ndërlidhen
Analistët politikë në Kosovë vlerësojnë si të gabuar dhe të padrejtë kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas Gazmir Racit, Serbia me pranimin e planit franko-gjerman dhe aneksit të Ohrit ka dhënë zotime ndërkombëtare se nuk do ta pengojë Kosovën në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Gazmir Raci:Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës unë mendoj që ka lidhje komplet me progresin që do të kemi në dialogun Kosovë-Serbi, sepse hy në kuadër të marrëdhënieve rajonale dhe marrëdhënieve politike mes Kosovës dhe Serbisë.
Analisti politik, Arbnor Sadiku, vlerëosn se nuk është e drejtë që proceset të ndërlidhen me njëra-tjetrën.
Arbnor Sadiku: Për Kosovën varësisht nga konteksti politik, BE-ja përveç atyre kritereve bazike mund të shtoj edhe ndonjë kërkesë të veçanta, në këtë rast për Kosovën sigurisht do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Ohrit dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës në Maj të vitit të kaluar.
Tv Klan