Çmimet në ceremoninë e Formula 1, Verstappen dhe “Red Bull” morën trofetë!

Max Verstappen dhe “Red Bull” morën trofetë për sukseset në kampionatin e 2023 në ceremoninë e dhënies së çmimeve nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit në Baku të Azerbajxhanit.

Kampioni holandez tha se ai ka si synim që të përmirësohet pavarësisht se ka fituar titullin e tij të tretë radhazi, ndërsa zhvilloi një nga sezonet me dominuese që ka pasur ndonjëherë Formula 1.

“Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm! Jam zbavitur shumë e po ashtu të punoja me këdo. Sigurisht që ne duan të gjithë të fitojmë,  të bëjmë më të mirën që mundemi, por kur udhëton kaq shumë, anembanë botës, kërkon që gjithashtu ta besh me një grup të madh njerëzisht dhe ne pëfundimisht e kemi pasur këtë te Red Bull. Kështu që po, jam ekstremisht krenar për atë që ne kemi arritur këtë vit pr, sigurisht shpresoj që të mos ndalemi këtu.”

“Red Bull” fitoi 21 nga 22 gara, ndërsa 26-vjeçari holandez vendosi rekord me 19 fitore sezonale, duke përfshirë edhe 10 gara radhazi, si asnjë pilot më parë.

Piloti i McLaren-it Oscar Piastri mori çmimin e “Debutuesit të vitit”, për paraqitjen e tij majft të mirë në ediconin e parë të Formula 1.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share