Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, ka hedhur poshtë me vendosmëri thirrjet për një armëpushim.
Ai tha se armëpushimi dërgon një mesazh se, siç u shpreh ai, Hamasi është i falur për “mizoritë e tij të qëllimshme”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Pa presionin ushtarak të aplikuar mbi Hamasin, asnjë diplomaci nuk mund të sigurojë lirimin e pengjeve”, ka shtuar tutje ai.