KREU SHTETËROR DHE PARTITË POLITIKE ME AKTIVITETE TË NDRYSHME
Shkupi frymon gjysmë i zbrazur… Nëpër rrugë nuk vërehej frekuentimi i zakonshëm i njerëzve.
Festa shtetërore vjen në kohën kur vendi ende po “shëron” plagët nga ngjarja tragjike.
“Në vendin tonë sot është festë shtetërore- shënohet “Shën Klimenti I Ohrit”. Nuk punojnë institucionet kurse fundjava e zgjatur shfrytëzohet në mënyra të ndryshme, dikush për pushime në vend, të tjerë jashtë vendit. Kjo festë shtetërore vjen ne kohën kur vendi përballet me ngjarjet tragjike që kanë tronditur opinionin” – tha një qytetar.
Pavarësisht se festa e 8 dhjetorit simbolizon simbiozën e shpirtërores dhe iluminizmit, siç njofton Klan M, tek qytetarët nuk ndjehet ajo atmosferë festash.
“Do të shkoj të luaj bixhoz. Ka edhe një rast ku kanë shkelur një vajzë, diçka po ndodh nuk e di a është prej lart prej universit apo njerëzit janë bërë më të këqij” – tha një qytetar.
Kurse disa të tjerë mundohen ta shohin më me pozitivitet këtë ditë.
“Tani sa dola pak e di se është festë andaj edhe të gjitha janë mbyllur sot, ndodhia me atë vajzë e di, por festat janë festa, tani të gjithë e kanë ashtu fatin e tyre.”
“Festën e festoj sipas mundësive që i kam dhe me familjen. Unë mendoj se ajo ishte një ngjarje monstruoze e cila nuk duhet të ndikojë tek popullata, jeta duhet të vazhdojë më tej” – tha një qytetar.
Ndryshe, për të shënuar këtë festë, një delegacion qeveritar që kryesohej nga Kryeministri Dimitar Kovacevski, ka vendosur kurora me lule dhe ka nderuar patronin e kulturës maqedonase “Shën Klimentin e Ohrit”, kurse në Bibliotekën Kombëtare Universitare në Shkup është mbajtur ngjarja qendrore me moton “Shën Klimenti I Ohrit – burimi i shpirtërores dhe arsimit”.
Nga ana tjetër, Unioni I Grave të VMRO-DPMNE-së, për nder të kësaj feste, ka organizuar debat të hapur.
Ndërkohë në Kuvend është ndarë çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”. Për contribute në fushën e edukimit dhe arsimit, çmimi iu nda profesores universitare, Prof.Dr. Rabije Murati, kurse në fushën e kulturës dhe artit, regjisorit të filmit, Antonio Mitriqeski. /KlanMacedonia/