”Dramë” e vërtetë në Shkup, 33-vjeçari i’a drejtoi armën tre personave dhe më pas qëlloi në ajër

Prokuroria e Shkupit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 33-vjeçarit nga Shkupi, i cili në veturën e tij Audi Q5 në mënyrë të paligjshme ka mbajtur armë zjarri, një pistoletë AG-9 dhe dy korniza me gjithsej 30 fishekë.

Zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën dhe kanë gjetur armën, pasi më herët atë ditë i dyshuari ia ka drejtuar armën tre personave dhe ka gjuajtur një plumb në ajër para ndërtesës ku ai banon dhe njërin nga viktimat e ka goditur me shuplakë në fytyrë.

“Është filluar hetimi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe ndaj të dyshuarit do të zhvillohet procedim i shkurtuar për veprën penale-Dhunë nga neni 386 i Kodit Penal”, kanë thënë nga Prokuroria.

Prokurori publik gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share