Britania akuzon Rusinë për sulme kibernetike

“FSB vodhi të dhëna politikanësh në zgjedhjet e 2019-ës”

Britania e Madhe akuzon zyrtarisht Shërbimin e Sekret të Rusisë, FSB për ndërmarrjen e një fushate të vazhdueshme hakerimi kibernetik ndaj politikanëve dhe njerëzve të njohur në jetën publike. Qeveria britanike akuzon një grup të quajtur “Qendra 18” se vodhi të dhëna të cilat u përdorën në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2019.

Mes atyre që u vunë në shënjestër ishte edhe deputeti konservator Liam Fox i cili i tha BBC-së në shkurt se email-et e tij ishin vjedhur. Ato përmbanin dokumente mbi marrëdhëniet tregtare me SHBA të cilat u nxorën në publik. Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet se është e përfshirë në aktivitete të tilla. Zv/ministri i Jashtëm Leo Docherty tha se ambasadori rus në Londër ishte thirrur për të dhënë shpjegime ndërsa 2 persona janë shpallur non grata. Njëri prej tyre është një oficer në shërbim i FSB-së.

Grupi akuzohet për kryerjen e qindra hakimeve ndaj politikanëve, nëpunësve civilë, gazetarëve, akademikëve e të tjerë. Në shënjestër ishte edhe ish-kreu i shërbimit sekret britanik, MI6 Sir Richard Dearlove. Besohet se vjedhja e informacioneve ka nisur që prej 2015-ës dhe se grupi vijon të jetë aktiv. Në 2016-ën inteligjenca ruse u akuzua edhe vjedhjen dhe bërjen publike të emaile-ve të Hillary Clinton për të dëmtuar fushatën e saj.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share