Santos pas 111-viteve përfundon në Ligën e Dytë

Për herë të parë në historinë e saj 111-vjeçare, klubi brazilian i Santos do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Dytë.

Santos nuk mundi të fitonte në ndeshjen e fundit të kampionatit duke u mposhtur në shtëpi nga Fortaleza me rezultatin 2-1.

Në këtë formë, brazilianët e mbyllën kampionatin në vendin e 17 me vetëm 43 pikë dhe nuk ia dolën të shmangnin rënien një kategori më poshtë.
Ndërkaq  skuadra e Palmeiras fiton për të 12-tën herë në histori titullin kampion në Brazil.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share