Charles Michel fton Ramën në Bruksel më 13 Dhjetor

Ftesa për samitin BE-Ballkanin Perëndimor

Prioriteti i integrimit europian do të jetë përshpejtimi i zbatimit të reformave të nevojshme të anëtarësimit, përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave dhe parimeve europiane, si dhe respektimi i politikave dhe vendimeve të Bashkimit Europian.

Në të njëjtën kohë, duhet të përmirësohet integrimi gradual në mënyrë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë sa më afër Bashkimit Evropian dhe qytetarët e tyre të ndjejnë përfitimet. Parakusht për këtë janë forcimi i bashkëpunimit rajonal si dhe i marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili këtë rradhë organizohet përpara sesionit të dhjetorit të Këshillit Evropian, do të jetë një mundësi për të shkëmbyer mendime për një sërë temash të rëndësishme”, thekson Michel. Në këtë letër Michel nuk e përmend vitin 2030 të cilin ai e ka propozuar publikisht si viti i anëtarësimit të shteteve ballkanike në BE, afat që ka hasur në kundërshtimin e presidentes Ursula Von Der Leyen dhe disa shteteve anëtare.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share