Patricia Di Xhovani: Arsimi të bëhet prioritet kombëtar!

PARTIË POLITIKE TË ANGAZHOHEN PËR REFORMA STRUKTURORE

Përfaqësuesj e UNICEF-it në vendin tonë, Patricia di Xhovani, u ka bërë thirrje liderëve të partive politike që të angazhohen që reformat strukturore në arsim të bëhen prioritet ndërpartiak kombëtar, përcjell KlanM. Këto komente vijnë pas publikimit të rezultateve të testimit PISA, ku nxënësit e Maqedonisë së Veriut rangohen në vendin e 71-të nga 80 vende pjesëmarrëse.

“Vendi duhet të alarmohet seriozisht nga rezultatet më të fundit nga Programi i OECD për Vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve (PISA), që tregojnë një ngecje në rezultatet e mësimit të nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë. Partitë të bëhen bashkë dhe të nisin menjëherë t`i zgjidhin problemet në arsim”, tha Patrica Di Xhovani.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, potencoi se një ndër shkaqet mund të jetë edhe pandemia me COVID-19, por ai sheh edhe dicka pozitive në këto rezultate.

“Megjithatë ka të dhëna interesante, kur të analizoni rezultatet e PISA-s, aty vlerësohet zbatimi funksional praktik i njohurive dhe aftësive që kanë studentët, përkatësisht nxënësit në shkollat e mesme që u përfshin. Rezultatet tregojnë se nxënësit tanë janë më të mirë në shkencat matematikore dhe natyrore, se sa në lexim, që do të thotë që ajo është porosi drejt nxënësve, por edhe drejt mësuesve dhe prindërve, se duhet të lexohet.”, tha Dimitar Kovaçevaski

Rezultatet e Testimit PISA 2022 tregojnë se 74% e nxënësve 15-vjecar në Maqedoninë e Veriut kanë rezultate të dobëta në lexim, derisa dy nga tre nxënësit apo 64% tregojnë rezultate të ulëta në matematikë dhe në shkencat natyrore me 65%./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share