Malta hoqi Angjushevin nga pozita e konsullit të nderit

KOVAÇEVSKI: AKUZAT E DASH-IT PËR ANGJUSHEVIN JANË SERIOZE, INSTITUCIONET VENDORE TË HETOJNË

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski duke komentuar vendosjen e ish zëvendëskryeministrit dhe biznesmenit, Koço Angjushev në listën e zezë amerikane, i cilësoi si serioze akuzat e bëra në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Kovaçevski tha se Angjushev nuk ka qenë asnjëherë anëtar i LSDM, por është propozuar nga komuniteti i biznesit, ndërsa kërkoi nga institucionet e vendit që të veprojnë në lidhje me këtë rast.

“Zotëriu i theksuar nuk ka qenë asnjëherë anëtar i LSDM-së dhe as nuk është ndjerë si anëtar i LSDM-së. Me sa di, ai ka qenë propozim i Odës Ekonomike dhe kryetarit të saj. Duhet ta kemi të qartë se, institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë, ku numër një është SHBA, në bazë të informatave të tyre, i sjellin këto vendime, megjithatë institucionet tona gjithashtu kanë për obligim të reagojnë dhe të hetojnë për çdo rast, pa asnjë ndikim, në raport me të gjitha procedurat e zhvilluara në lidhje me ligjshmërinë e tyre për punën e cilitdo funksionarë” – tha Dimitar Kovaçevski.

Futja në listën e zezë amerikane, ka nxitur Ministrinë e Jashtme të Maltës, që të heq Angjushevin nga pozita e konsullit të nderit të Maltës, ku është emëruar në vitin 2021, raporton DW.

Sipas deklaratës të zëdhënësit të ministrisë së Jashtme të Maltës, ata nuk kanë marrë asnjëherë asnjë informatë negative për Agjushevin, që nga emërimi i tij në vitin 2021.

“Duke pasur parasysh zhvillimet e këtilla, ministria e ndërprenë emërimin e tij me efekt të menjëhershëm dhe i ndjek me vëmendje zhvillimet më të reja” – tha Zëdhënësi i MPJ-së së Maltës.

Departamenti Amerikan i Shtetit më 5 dhjetor, përmes një komunikate informoi se, ka futur në “listë të zezë” Angjushevin, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Angjushevit dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, iu ndalua hyrja në SHBA. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share