KONCERT FESTIV ME KËNGË E VALLE
75 vite në skenë. Ansambi i Këngëve dhe Valleve Popullore “Emin Duraku” nga Shkupi vazhdoj t`i rezistojë kohës, sfidave dhe antivlerave. Simbol I vlerave kombëtare, histori traditë dhe kulturë për të rrumbullaksuar këtë 75 vjetor në misionarë të kulturës shqiptare.
“Para 10 viteve kishim moton “Simbol i vlerave kombëtare”, para 5 viteve kishim moton “70 vite histori, traditë dhe kulturë”. Kësaj radhe vendosëm që të gjitha këto moto t`i rrumbullaksojmë me një vend – 75 vjet misionarë të kulturës shqiptare – AKVP “Emin Duraku” nga Shkupi” – tha Fadil Zendeli, kryetar i AKVP ”Emin Duraku” Shkup.
Këngë folklorike, popullore, valle autentike, këngë nga të gjitha trevat shqiptare, tre grupe të valltarëve, mbushën skenën e Teatrit Popullor në Shkup, duke prodhuar një sihariq për të pranishmit.
Nuk munguan mirënjohjet për anëtarët e dikurshëm të këtij Ansambli por edhe për miqtë e dashamirët e Ansamblit
Padyshim se nuk munguan fjalët miradije për përkushtimin e këtij ansambli në kultivimin e këngës dhe valleve shqipe.
“Shqiptarët kanë qenë në kohën kur “të jem apo të mos jem” dhe sakrifica që e kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare – ia ka vlejtë. Flasim shqip, këndojmë shqip, vallëzojmë shqip” – tha Mehmed Xhemajli, drejtor i ansamblit ”Shota” Kosovë.
“Ju lumtë atyre që kanë kontribuar. Ata që nuk janë më në mesin tonë – I lehtë u qoftë dheu. Ishte një koncert I jashtëzakonshëm. E përgëzoj Fadilin dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi – pse jo, edhe bashkëpunime me institucionin tonë” – tha Shkodran Tolaj.
Edhe publiku u nda i kënaqur.
“Të githa më pëlqyen, vallet në përgjithësi, këngët, të gjitha”
“Unë I kam marrë hapat e para në “Emin Duraku” dhe e shoh gjithë duke shkuar mirë e më mirë. Me prova, valle të reja, valltarë të rinj”
S`kishte se si të mungojnë ata që ishin pjesë e valleve dhe pjesë e organizimit të këtij përvjetori.
“Jam shumë e emocionuar. Kemi bërë një punë shumë të madhe, pasi duke e ditur se 75 vite të një ansambli janë shumë vite. Ne jemi munduar që në cdo pikë dhe cdo minutë të ketë profesionalizëm”
Profesionalizmi nuk mungoi. Cdo tingull muzikor, cdo lëvizje gati në perfeksion e secilës valle, cdo fjalë e këngës, mbante vulën shqipe.
“Qershia mbi tortë” ishte premiera e valles së përpunuar enkas për këtë përvjetor. Vallja me motive të Karadakut solli emocione të papërshkrueshme në sallë.
Publiku di t`i çmojë vlerat andaj me duartrokitje frenetike përshëndeti anëtarët e Ansamblit “Emin Duraku” duke I dëshiruar suksese dhe përvjetore të reja. /KlanMacedonia/