Merr flakë autobusi në Elbasan, pasagjerët arrijnë të zbresin në kohë (Video)

Autobusi i linjës Tiranë – Elbasan është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Pasagjerët në autobus arritën që të zbrisnin në kohë nga mjeti duke mos pësuar asnjë lëndim, ndërkohë që zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Policia thotë se zjarri në pjesën e pasme të autobusit, dyshohet për shkak të një defekti teknik.

Flakët shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al

VIDEO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share