Sot u zhvilluan dy ndeshjet e mbetura nga java e 15-të e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor, ku dy skuadrat vendase Struga Trim Lum dhe Sileksi shënuan fitore kundër Voska Sport gjegjësisht Vardarit.
Kampioni në fuqi në Ligën e Parë të futbollit vendor Struga Trim Lum me fitoren e sotme kundër Voska Sport 1-0, në ndeshjen e anuluar nga java e 15-të sezonit vjeshtor është lider i ri në tabelën e klasifikimit me 36 pikë.
Në stadiumin e qytetit buzë liqenit në Strugë, skuadra vendase pas shënoi fitore me golin e Vangjel Zguros , në sekondat e fundit të lojës shtesë nga pika e bardhë.
Ndryshe gjatë 90 minuta lojë ishin vendasit të cilë kishin krijuar me tepër raste të cilat nuk u realizuan nga reparti i sulmit, ndërsa epilogu i kësaj ndeshje u u vendos në minutën e gjashtë të lojës shtesë pas një fali në zonën e rreptësisë ndaj Marjan Radeskit. Me tre pikët e fituara sot Struga Trim Lum kryeson tabelën me 36 pikë dhe është kandidati kryesot pë titullin kampion vjeshtor pasi në ndeshjen e xhiros së 18-të janë nikoqire të Bregallnicës.
Tabela: 1. Struga Trim Lum 36 pikë, 2 FC Shkupi 35, 3.Shkëndija 32, 4. Sileksi 27., 5.Rabotniçki 23, 6.Tikveshi 22, 7.Gostivari 21, 8.AP Brera 20, 9.Makedonija Gj.P 18, 10.Bregallnica 17, 11. Voska Sport 17, 12. Vardari 14 pikë
Në xhiron e 18-të, takohen:
Të shtunën më 9.12.2023
Gostivari – Makedonija Gj.P,
Të dielën , më 10.12.2023
AP Brera – FC Shkupi,
Shkëndija – Sileksi,
Struga Trim Lum – Bregallnica,
Vardari – Tikveshi,
Voska Sport – Rabotniçki /KlanMacedonia