I djegur rëndë nga sulmi rus, 8-vjeçari i rikthehet pasioneve

8-vjeçari Roman Oleksiv është kthyer në shkollë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, pas më shumë se një viti. Ai këtë herë përballet me një problem fizik dhe shëndetësor. Fytyra e tij pësoi djegie të konsiderueshme pas një sulmi me raketa ruse korrikun e kaluar. Roman së bashku me nënë e tij ishin duke pritur në një qendër shëndetësore ku një raketë goditi qytetin qendror të Vinnytsia, në një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

“Roman dhe gruaja ime patën një takim me një mjek në Klinikën Neuromed. Ata prisnin të shihnin mjekun. Në atë moment goditën raketat, pati shpërthime. Gruaja ime u vra dhe Roman ishte një nga të paktët që i mbijetoi sulmit ajror”.

Mamaja e 8-vjeçarit ishte në mesin e 28 personave të vrarë, ndërsa Roman pësoi plagë me predha, ku përveç djegies në fytyrë në mbi 45 % theu edhe krahun. Pasi mjekët në Lviv e rehabilituan atë, ai u dërgua në një njësi të specializuar të djegieve në Dresden, Gjermani, ku kaloi gati një vit duke iu nënshtruar më shumë se 30 raundeve operacioni. Ai tani është kthyer në Lviv dhe, ndërsa duhet të kthehet rregullisht në Dresden për trajtim, Roman ka filluar të rikthehet në jetën e përditshme me ndihmën e babait të tij, Yaroslav.

“Djegiet janë  40%  të jashtme dhe afërsisht 40% të brendshme. U vendos që do të duhej të shkonim në Gjermani për trajtim, ku qëndruam për gati një vit, dy muajt e parë në një njësi të kujdesit intensive ku kreu mbi 31 operacione. Ne ia dolëm t’i shpëtonim jetën Romanit edhe pse askush nuk i dha atij asnjë shans për të mbijetuar. Nuk e dinim nëse do të ishte në gjendje të ecte, të lëvizte duart apo gishtat. Sot ai merr pjesë në gara ndërkombëtare dhe fizarmonikë”.

Romani njihet menjëherë mes fëmijëve në korridoret me ngjyra të ndezura të shkollës ku ai studion. Ai mban një mbulesë në fytyre ngjyrë blu mbi kokën, fytyrën dhe duart për djegiet. Në një sallë të madhe, garuesit e rinj të veshur me papion dhe fustane u bashkuan për konkursin e vallëzimit, ku edhe Roman merr pjesë. Së bashku me partneren e tij ata performuan tango dhe Charleston, ndërsa në fund morën edhe medalje dhe certifikata. Yaroslav shprehet se Roman është i prirur t’u rikthehet pasioneve të tij, pavarësisht tragjedisë që i ndodhi duke lënë pas të kaluarën me shpresën se ardhmja do të rezervojë gjëra më të mira për të.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share