Tre të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit janë sjellë në Gjykatën Penale, ku gjyqtari i procedurës paraprake duhet të vendos nëse do t’u shqiptohet masa e re e paraburgimit, përcjell KlanM.
Përveç tyre, në gjykatë është sjellë edhe babai i Vanjës, i dyshuar se të arratisurit Ljupço Palevski – Palço i ka treguar rrugën e së bijës.
Kërkesat e reja për paraburgim vijnë pasi prokuroria ka hapur zyrtarisht një hetim ndaj tyre, i cili mund të kërkojë masën e paraburgimit më të gjatë se 48 orë.
Në ndërkohë, prokurorët kërkojnë edhe ndalimin e një personi tjetër, i dyshuar për veprën penale të ndihmës, gjegjësisht se me automjetin e tij e ka çuar Palevskin në Bullgari dhe më pas në Turqi./KlanMacedonia