Biznesmeni dhe ish-funksionari Koço Angjishev, pasdite ka dërguar një komunikatë për mediat. Thotë se nuk ka bazë për të qenë në “listën e zezë” të SHBA-së, përcjell KlanM.
“Mohoj fuqishëm të gjitha dyshimet e shprehura në dokumentin e publikuar nga DASH-i i respketuar dhe dëshiroj të njoftoj se do ta ankimoj vendimin dhe do t`i shfrytëzoj të gjitha mënyrat juridike që përmenden në dokument për të tërhequr këtë vendim, që e vlerësoj si të panevojshme në suaza të angazhimeve të moqve tanë, SHBA-ve, për luftën kundër korrupsionit” – thuhet në komunikatën e Angjushevit.
Ai thotë se posedon firma në Britani të Madhe, Gjermani, Holandë dhe SHBA dhe se është taksapagues amerikan, duke shtuar se është partner dhe bashkëpunëtor me subjekte të rëndësishme dhe personalitete në SHBA.
Angjushevi, siç përcjell KlanM, shkruan se ka të punësuar 1.000 njerëz në Maqedoni dhe se gjatë mandatit, firmat e tij kanë shënuar rënie dhe humbje.
“Derisa shërbeja si Zv/Kryeministër në Qeverinë maqedonase u angazhova fuqishëm për anëtarësimin e vendit në NATO, mbështeta anëtarësimin në BE” – shton Angjushevi./KlanMacedonia