VMRO-DPMNE: Vrasja e Vanjës për shkak të lëshimeve gjatë hetimeve!

LSDM: MPB DHE PTHP PROFESIONALIZËM TË NIVELIT TË LARTË PËR ZBARDHJEN E RASTIT

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski dhe pretendon se vrasja e 14-vjecares nuk do të ndodhte nëse policia nuk kishte bërë lëshime gjatë hetimeve për zhdukjen e 74-vjecarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, njofton KlanM.

Sipas opozitës, nëse makina e tij ishte lëndë e hetimeve, I njëjti do të identifikohej nga sistemi “Safe City” dhe nga patrullat e MPB-së në Shkup.

VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, gjithashtu pretendon se vrasja e Vanjës nuk është bërë vpër shkak të panikut, por për shkak se autorët kanë pasur informator në MPB që i ka lajmëruar se po hetohen.

“Dyshimi se i dyshuari i parë dhe të tjerët që I kanë ndihmuar kanë pasur informator në Polici, bëhet aq më i fortë për shkak se edhe arratisja e të dyshuarit të parë ndodh disa ditë pas vrasjes së dytë. Do të thotë, ai lirshëm ka lëvizur për shkak se ka pasur njohuri se nuk është i cënuar nga hetimet dhe kur është paralajmëruar me kohë, është arratisuar jashtë vendit” – tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, LSDM-ja thotë se MPB-ja dhe Prokuroria kanë treguar përkushtim dhe profesionalizëm të nivelit të lartë në zbardhjen e vrasjeve makabre, që kanë tronditur gjithë shoqërinë.

“Në suaza të kompetencave ligjore MPB-ja dhe Prokuroria Publike me kohë ndërmorën aktivitete adekuate dhe intensive duke zbuluar kryerësit e vrasjeve makabre të 14-vjeçares Vanja dhe 74-vjeçarit Pançe” – thonë nga LSDM.

Socialdemokratët presin që në afat sa më të shkurtër të gjithë kryerësit dhe të implikuarit të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen për krimet. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share