”Selfie” Morbide e Palevskit bëhet virale nëpër rrjetet sociale?!

PAS FLETARRESTIT NDËRKOMBËTAR, PARABURGIM 30 DITOR PËR TË DYSHUARIN E PARË

MPB-ja mbrëmë ka shpallur fletarrest ndërkombëtar për Lupço Palevskin, të dyshuarin e parë për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi, njofton KlanM.

Në fletarrestin ndërkombëtar krahas fotografisë së Palevskit gjenden edhe të dhënat themelore për ditëlinden, vendbanimin si dhe informacionet për veprat penale.

Ndërkohë, sic percjell KlanM, nëpër rrjetet sociale, virale është bërë një fotografi – selfie e Palevskit, që thuhet se është bërë në Veles.

Në selfin e Palevskit shihen dy kalimtarë të rastit që kalojnë rrugën. Por, sipas publikimeve nëpër rrjetet sociale, sic percjell KlanM, megjithatë, nuk bëhet fjalë për kalimtarë të rastit, por për nipin dhe dhëndrin e 74-vjecarit të vrarë nga Velesi.

Sipas informacioneve të publikuara nëpër rrjetet sociale, pretendohet se kjo fotografi është bërë pas vrasjes së berberit nga Velesi.

“Le të sheh i gjithë opinioni se çfarë psikopati është vrasësi i gjyshit tim. Derisa shëtis rrugës me babain tim, ai bën “selfie” dhe e publikon në Facebookun e tij” – shkruan nipi i viktimës nga Velesi.

Prokuroria Publike – Shkup, sic percjell KlanM, njoftoi se për të dyshuarin I cili është në arrati me procedurë urgjente është dhënë urdhëri për zbatimin e hetimeve për veprat rrëmbim dhe vrasje.

Pa fletarrestit ndërkombëtar është caktuar edhe paraburgimi 30-ditor për Palevskin që do të zbatohet pasi të kapet dhe të privohet nga liria.

Nga Gjykata, sic njofton KlanM, rikujtojnë se gjatë ditës së djeshme, me propozim të Prokurorit Publik, gjykatësi i procedurës paraprake, paraburgim prej 48 orë ka caktuar për babain e viktimës 14-vjecare, Aleksandar Gjorcevski, për shkak të rrezikut për arratisje, pengimit të hetimeve dhe ndikimit ndaj dëshmitarëve.

Paraburgim prej 48 orë, sic njofton KlanM, është caktuar edhe për tre të dyshuarit tjerë Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit ndaj dëshmitarëve dhe rrezikut se mund ta përsërisin ose të kryejnë vepër të re penale.

Tre të dyshuarit në rastin e Vanjës, sipas njoftimeve, janë akomoduar në hapësira të vecanta në Burgun e Shutkës, sic percjell KlanM, që të mos jenë në shënjestër të revoltit të burgosurve tjerë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share