Austria dhe Çekia pro zgjerimit të shpejtë: Ballkani Perëndimor sa më shpejt në BE

Kryeministrat e Austrisë dhe Republikës Çeke kërkuan hapa konkretë nga homologët e tyre evropianë në samitin e 14-15 dhjetorit për integrimin e shpejtë të shteteve ballkanike.

Kryeministri austriak Karl Neihmaier dhe ai çek Petr Fijala deklaruan se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pritur për integrim në BE për një kohë të gjatë. Sipas tyre është në interes të Evropës së Bashkuar që të ecet përpara me hapa konkrete në këtë çështje.

Nehammer ka kundërshtuar haptazi pranimin e shpejtë të Ukrainës në BE, por mbështeti pranimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor sepse sipas tij Kina dhe Rusia po zhvillojne një prani të fortë në rajon. Evropa nuk duhet “të jetë naive” përballë kësaj situate”, theksoi kancelari austriak.

Neihmaer konfirmoi edhe një herë faktin se Vjena do të mbetet një partner i fortë dhe i besueshëm i shteteve të Ballkanit Perëndimor në arritjen e kushteve për anëtarësimin e shpejtë në BE.

“Kompanitë austriake janë ndër investitorët më të mëdhenj të këtij rajoni”, tha Nehammer.

Të dyja vendet fqinj Austria dhe Republika Çeke kërkojnë po ashtu mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së, procedura më të shpejta të dëbimit dhe më shumë bashkëpunim me vendet e origjinës së emigrantëve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share