VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga MPB-ja! A ka ndikuar samiti i OSBE-së në hetimet!

BESA: TË DORËHIQEN SPASOVSKI DHE BUSHI

Derisa Oliver Spasovski organizonte Samitin e OSBE-së në Shkup me lëvdata se garanton sigurinë e pjesëmarrësve, një grup zhvatës-kriminal ka bërë kërdinë në Shkup, duke vrarë një fëmijë, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

VMRO-DPMNE-ja I ka drejtuar disa pyetje Ministrit të Brendshëm.

“Kur hetimet e kanë kuptuar se kush janë kryerësit e vrasjeve makabre dhe nëse e kanë fshehur dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë për shkak të Samitit të OSBE-së? Përse policia ka reaguar shumë vonë. A është normale se për këtë ngjarje trishtuese opinioni të njoftohet përmes komunikatës në orën 21.00 të dielën? Cfarë fshehin, përse u duhej aq kohë nga publikimi I lajmit deri te mbajtja e konferencës për media? Në SPB, zyrtarisht është evidentuar se bëhet fjalë për Pallçon që para 5 ditëve. Përse 5 ditë nuk janë ndërmarrë veprime? – tha Igor Janushev, deputet i VMRO-së.

Në press-konferencë Ministri Spasovski I hodhi poshtë pretendimet se për shkak të Samitit të OSBE-së nuk është vepruar me kohë për këtë rast.

“Tezat se për shkak të Samitit nuk ëhstë vepruar me rastin ose se dicka nuk është publikuar janë trillime. Askish nuk mund të lejojë të ndalen hetimet për shkak të mbajtjes së ngjarjes politike. Sektor krejtësisht tjetër ka qenë komptenet për Samitin, kurse hetimet penale janë kompetencë e drejtorisë tjetër. Më shumë se 100 policë kanë punuar në këtë rast” – tha Oliver Spasovski.

Nga ana tjetër nga Lëvizja Besa kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit Spasovski dhe Zv/Ministrit Bushi.

”Pas gjithë kësaj nëse ministri Oliver Spasovski, zv/ministri Nazim Bushi, kanë vetëm pak ndërgjegje dhe pak moral atëherë duhet urgjentisht të japin dorëheqje. Në të kundërtën jemi të sigurtë se krimi do të rritet, pasiguria e qytetarëve do të jetë edhe më e madhe, ndërsa vendi rrezikon të kalojë në anarki ku çdo qytetar vetë do të kujdeset për sigurinë e tij dhe fëmijëve të tij” – tha Lulzime Ameti, BESA.

Por, duke shprehur ngushëllimi për familjet e viktimave, LSDM-ja thotë se MPB-ja dhe Prokuroria Publike kanë punuar intenzivisht dhe tërësisht kanë zbardhur rastin dhe presin që në afat sa më të shkurtër para drejtësisë të nxirren kryerësit dhe të implikuarit në këtë rast makabër.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share