Sot në ora 12 në Kuvend ka filluar takimi i liderëve i thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në takim marrin pjesë të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, ndërsa epilogu i takimit duhet të jetë pajtueshmëria për zgjedhjet parlamentare bashkë me ato presidenciale.
Sot nuk pritet të ketë datë definitive për zgjedhjet, pasi ditë më parë kryeministri Kovaçevski tha se takimi do të jetë për të parë qëndrimet parimore të partive, ndërsa data do të caktohet mes grupeve të punës në Kuvend.