Muaji dhjetor është muaji i festave. Ky muaj sjell energji pozitive jo vetëm tek vogëlushët, por dhe tek të rriturit. Edhe qyteti i Pragës në Çeki është zbukuruar për të mirëpritur festat e fundvitit.
Qytetarët u mblodhën në sheshin e vjetër të qytetit për të parë pemën e Krishtlindjes duke u ndezur dhe për të shijuar atmosferën festive mes dekorimeve të shumta.
Studentja Olena Dobrovolska tha se ishte e emocionuar për festat pasi do të kalojë më shumë kohë me të dashurit e saj.
“Po i pres me padurim Krishtlindjet, pasi do të takoj familjen time. Mezi pres e pres pemën e Vitit të Ri. Këto janë gjërat që pëlqej më shumë.”
Sa i përket dekorimeve në pemën e gjatë më shumë se 20 metra, një qytetare tjetër thotë se janë pak të ekzagjeruara për një pemë të këtyre përmasave.
“Dekori është pak i madh, por i përshtaten pemës”.
Pema e stolisur pritet të qëndrojë kështu gjatë gjithë muajit festiv.
Klan News