Stand Up komediani: Në RMV konkurrencë e madhe për “Oskar” për aktrim politik!

“Njerëzit druajnë të qeshin në humoret dhe satirat politike”

Gënjeshtar “karizmatik”, “brutal”, “i sinqertë”, gënjeshtar “i huaj”, janë disa kategoritë, ku mund të futen politikanët nga Maqedonia e Veriut, nëse do të ekzistonte nominimi i tyre për OSKAR, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, aktori dhe stand-up komiku, Bojan Kirkovski.

Kirkovski thotë se nëse hipotetikisht do të ishte pjesë e komisionit që ndan Oskarin, do të kishte një konkurrencë të madhe në mesin e politikanëve nga Maqedonia e Veriut.

“Nuk mund që dikend konkretisht ta ndaj, për shkak e frikohem se dikush do të hidhërohet. Të gjithë përpiqen të jenë të sinqertë. Ndoshta mund ta vecoj kryebashkiaken, për kaosin në trafik, ajrin që thithim. Konkurrenca është e madhe, këtu hyn edhe Ministria e Arsimit, e Shëndetësisë, rasti “Onkologjia”, gjyqësori. Mendoj se do të kishte një betejë të ashpër”, thotë aktori Bojan Kirkovski.

Kirkovski thotë se, kohëve të fundit, shakatë politike dhe humori dhe satira politike, nuk shkaktojnë buzqeshje tek njerëzit.

“Duan të dëgjojnë, por nuk qeshin. Disi kontrollojnë kush është aty, mos ka diken afër. Më shumë qeshin kur bëjmë shaka me këngëtarë, shakatë për gjëra të zakonshme. Është e habitshme se si njerëzit duan të qeshin me shakatë në llogari të më të dobëtit. Nuk qeshin për politikanët. Nuk e di nëse është nga frika”, thotë komediani Kirkovski.

Sipas Kirkovskit, ka shumë zhanre për aktrim të politikanëve para popullit, që nga aksion-demokracia deri në horror – demokracia.

Ne jetojmë në situatë absurdi – thotë ai, duke shtuar se tashmë nuk dihet nëse është humor apo tragjedi, por ka shumë material që duhet të përpunohet./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share