Leondard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, ka folur pas seancës dëgjimore që është mbajtur të dielën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Ai sqaroi për gazetarët një deklaratë, që sipas tij, është keqkuptuar se “familja e Naim Murselit ka vetëm dy ditë besë”.
“Ka qenë një keqkuptim. Ditën kur e kanë arrestuar Naimin, na kanë thirrë në telefon dhe na kanë thënë që është edhe dy ditë e pamja. Këtu është bërë një keqkuptim se kanë thënë dy ditë i kanë dhënë afat e s’di as çka është besë. Ajo s’është e vërtetë. Baba i ka thënë mbane të pamën edhe dy ditë qysh e keni pasë dhe asnjë send tjetër s’ka pasë. S’ka pasë dy e tri ditë besë. Na gjithçka ia lëmë drejtësisë, besojmë në drejtësi të Kosovës”, ka thënë Ademaj.
Ai ka saktësuar se për dy fëmijët, 4 dhe 6-vjeç, janë u përkujdesur prindërit e Naimit.
Ai tha se Naim Murseli pas grabitjes së inskenuar, iu tha familjarëve se kinse kishte kërkuar ndihmë pasi i kishte marrë fëmijët nga vetura dhe ishte larguar bashkë me ta, duke e lënë Liridonën brenda.
“Qysh dyert kur u çelën, grabitësi nuk shkon kah pasagjeri, shkon kah shoferi. Tha ka insistu në çantë. Çfarë insistimi, dritarja ka qenë e hapur veç pak”, tha ai.
“Liridona ish kanë në gjendje me jep gjithçka për fëmijët”, tha vëllai i saj.
Leonard Ademaj tregoi se si bashkëshorti i saj u përpoq t’ua fshihte skenarin e vërtetë të vrasjes.
“Tha kam dashtë me i shpëtu fëmijët, kam shku me kërku ndihmë. S’ma çelke kurrkush derën. Ka dalë një grua në ballkon, i kam thanë ‘thirre policinë’, më ka thënë s’di me i thirrë policinë. Tha kam shku në shitore, i kam thanë a mundet dikush me u kujdes për fëmijët deri t’i thirri policinë. Jo më tha ai unë i thirri policinë. Ti rri këtu se s’bën me shku. Po pse është kah të thotë ai, ti duhet me shku se e ke gru”, tha Leonard Ademaj para gazetarëve.
“Po shihet që e paska orkestru vetë”, tha ai.
Tutje ai tregoi se si e kishte lutur të ndjerën që të rrinte atë natë në shtëpinë e tij.
“At dit ish në shpi tonë edhe flejke te na, unë s’isha në shtëpi por kur erdha i thash mos shko bre Liridonë, rrini mos shko”