Një 49 vjeçar nga rajoni i Tetovës është arrestuar mëngjesin e të dielës në një kazino. Sipas policisë, siç përcjell KlanM, i arrestuari ka qenë në kërkim për vuajtje të masës së paraburgimit.
“Sot (03.12.2023) në ora 06:30 në një kazino në fshatin Zherovjan të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, kanë ndaluar personin K.Sh.(49) nga fshati Çellopek i Tetovës. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror në bazë të një vendimi gjyqësor për vuajtjen e masës së paraburgimit. Personi do të dërgohet në institucionin kompetent penalo-korrektues për vuajtjen e masës së paraburgimit”, thonë nga MPB./KlanMacedonia