RMV-ja së shpejti do ta ketë dronin e parë vendor!

PETROVSKA: RRETH 40 KOMPANI MUND TË MARRIN PJESË NË TREGUN E NATO-s

Maqedonia e Veriut së shpejti do ta ketë dronin e parë vendor për qëllime ushtarake që do të prodhohet në fabrikën ATS AMMO në Samokov të Makedonski Brodit, njofton KlanM.

Dronët, siç përcjell KlanM, do të kenë aftësi të dërgohen për skautime kundërzbuluese, por edhe për veprime luftarake dhe përdorimin e tyre për qëllime civile.

“Shumë shpejt ATS AMMO do të nis me prodhimin serik të katër llojeve të dronëve që do të jenë të pajisur me intelegjencë artificiale, me diametër të lartë, që do të bartin pesha për pajisje përkatëse dhe që do të prodhohen tërësisht në RMV, konform standardeve të NATO-s dhe do të mund t`i shohim në arsenalet ushtarake të vendeve të NATO-s”, tha Kovaçevski.

Kompania ATS AMMO është fabrika e vetme në RMV për municione të kalibrit të vogël. Për vitin e ardhshëm, sic njofton KlanM, kjo fabrikë planifikon prodhimin e 250 milion copë të municioneve, me cka do të bëhet fabrika më e madhe e këtij lloji në Evropën Juglindore, që prodhon municione për vendet e NATO-s.

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, tha se rreth 40 kompani tashmë mund të marrin pjesë në tregun e NATO-s.

Me anëtarësimin e vendit në NATO, sic u tha, u hap tregu potencial prej 5 miliardë eurove për kompanitë e Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share