TRIBUNAT E STADIUMIN NË ÇAIR PA TIFO-GRUPIN “BALLISTËT”
Të dielën në program janë pesë sfida të javës së 17-të të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor, ndërsa kryendeshja e kësaj javë është përballja mes dy ekipeve që aktualisht kryesojnë tabelën Shkupi – Shkëndija, ndërsa kampioni në fuqi Struga Trim Lum është mysafire e Tikveshit në Kavadar.
Stadiumi i Çairit të dielën është nikoqire e derbit të madh të dy ekipeve pretendente për titullin kampion. FC Shkupi prtet Shkëndinë e Tetovës. Futbollistët e dy ekipeve premtojnë spektakël dhe lojë cilësore .
“Po normalisht nuk do të ndeshje e lehtë, do të jetë një ndeshje e vështirë sepse në tabelë jemi të barabartë. Por, shpresoj se të dielën ta bëjmë diferencën në stadiumin e Çairit me ndihmën e “Shvercerave” – tha Ardit Iljazi.
“E presim me padurim duke parë që në mesjavë patëm një ndeshje kundër Rabotniçkit të cilën e fituam 2-0 dhe pikët ngelën këtu. E presim me padurim ndeshjen kundër Shkupit duke e dituar se do të jetë një ndeshje shumë e zjarrtë të themi nga tifozëria e tyre dhe një ndeshje e veçantë si për tifozerinë tonë dhe për tifozerinë e tyre. Në këtë përballje ne si gjithmonë shkojmë për tre pikët” – tha Dashmir Elezi.
Derbi në Çair, do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozëve vendas, pasi tifo grupi “Ballistët”nuk do të udhëtojnë në Shkup, shkaku i ndalesës nga ana e FFM-së.
“Po Federata e futbollit të Maqedonisë duhet ta lejoj, sepse mirë të jenë dy tifo grupet në stadium sepse do te zhvillohej ndeshje më e mirë. Nga kjo ndeshje presim vetëm fitore e asgjë tjetër” – deklaroi Ardit Iljazi.
Në katër takimet tjera që zhvillohen të dielën, Tikveshi në Kavadar do ta sfidojë kampionin në fuqi Struga Trim Lum, Bregallnica në Shtip përballet me Voska Sportin, Rabotniçki është vendase e AP Brera, ndërsa Sileksi në Kratovë takohet me Gostivarin.
Të gjitha ndeshjet e së dielës fillojnë në orën 13:00. /KlanMacedonia/