Nëse do na duhej të zgjidhnim 3 ngjyra festive, ato do të ishim padyshim e kuqja, ari dhe argjendi. Këto të fundit nuk gjenden vetëm në dekorim, por edhe te grimi ynë gjatë daljeve në mbrëmje.
Së fundmi, koleksioni “Holiday Premiere” vjen me një sërë propozimesh për produktet që ju nevojiten. Ky koleksion italian ka kombinim ngjyrash, teksturash dhe formula që e bëjnë grimin të qëndrojë i paprekur për orë të tëra. Ja disa hapa të thjeshtë për një rezultat magjik!
-Kujdesi për lëkurën
Aplikoni maskën e fytyrës “Bubble” të pasuruar me ujin e luleve Centaurea Cyanus dhe kështu do të hiqni të gjitha papastërtitë e lëkurës.
Mund të përdorni dhe serumin Sublime Hydra me aromë mjalti dhe bajame, një formulë hidratuese që përthithet shpejt në lëkurë dhe e lë atë të lëmuar dhe rrezatuese.
Baza e përsosur
Ndërtoni bazën tuaj, duke filluar me “Hydra Face Primer”. Përbërja e primerit që jep shkëlqim me teksturë rozë, ju ofron një ndjesi unike gjatë aplikimit dhe komoditetin që kërkon lëkura juaj. Më pas, zgjidhni fondatinën 24 orëshe (me aromë kanelle dhe portokalli dhe kundra ujit), duke e shpërndarë me furçë. Më pas është Setting Face Powder me qëndrueshmëri deri në 6 orë e cila është e pasuruar me ekstrakt bambuje dhe ju jep ndjesinë sikur nuk keni vënë pikë grimi.
Për një ngjyrë më të thellë, më natyrale dhe me shkëlqim, zgjidhni Blush-in ikonik “Masterpiece“, frymëzuar nga finesa italiane dhe aromë vaniljeje. Mund të përdorni edhe bronzerin “Enchanting Duo“.
–Sytë
Duke qenë se sytë tanë janë tipari ynë më shprehës, është koha t’i nxjerrim në pah. Së pari, krijoni një ngjyrë të pasur duke kombinuar nuanca nga paleta e Holiday Première: zgjidhni ngjyrën e artë dhe ngjyrë kafe nga “Daring Duo Eyeshadow” ose guxoni me të zezën “Dreamy”.
Theksoni vijën tuaj të qerpikëve me lapsin e syve Lasting Duo dhe më pas aplikoni rimelin “Volume & Curl” një produkt gjithëpërfshirës që jep volum afatgjatë deri në 12 orë.
Buzët
Fillimisht aplikoni Crystal Lip Balm për buzë të hidratuara dhe me shkëlqim, i cili ka aromë vanilje, portokalli dhe xhenxhefili dhe është kremoz.
Për buzë me shkëlqim intensiv, zgjidhni vajin e përsosur Glossy Lip Oil nuancën Rose Cuddle ose nuancën Witery Cherry për një ndjenjë freskie. Nëse jeni gati të mirëprisni sezonin e festave me guxim, ka vetëm një zgjedhje: Lipstick & Gloss , një produkt i dyfishtë me aromë vanilje.
Parfum
Plotësoni pamjen tuaj me “L’ étoile White Eau De Parfum” me nota frutash të portokallit dhe drurit që krijojnë një aromë të gjallë dhe të parezistueshme.
/tvklan.al