Kryeministri britanik e cilëson të suksesshme marrëveshjen me Shqipërinë për të burgosurit
Kryeministri britanik Rishi Sunak duket se nuk do të bëjë asnjë hap pas sa i takon planit të tij për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda, edhe pas presionit të një grup deputetësh konservatorë që i kërkojnë kryeministrit të respektojë angazhimet ndërkombëtare të Londrës për të drejtat e njeriut.
Sunak dekalroi se i ka sosur durimi nga vonesat në planin e Ruandës, i cili u shpall i paligjshëm nga gjykata e lartë muajin e kaluar. Duke folur në Samitin e OKB-së për Klimën në Dubai, Sunak u shpreh se nuk do të lejojë që plani i qeverisë britanike të bllokohet nga gjykatat ndërkombëtare.
“E kam bërë gjithmonë të qartë se nuk do të lejoj një gjykatë të huaj të na bllokojë nga nisja e fluturimeve drejt Ruandës. Durimi im është sosur, po ashtu edhe i popullit britanik.”
Sunak deklaroi ndër të tjera se hapi i radhës i qeverisë do të jetë shpallja e së ashtuquajturës “legjislacioni i urgjencës”. Deputetët aktualisht janë duke pritur që qeveria të publikojë legjislacionin e ri i cili mund të ‘zhbëjë’ ligjet e të drejtave të njeriut për emigrantët që mbërrijnë ilegalisht në mënyrë që ata të mund të dërgohen në Ruandë.
Sunak shtoi gjithashtu se marrëveshja e nënshkruar me Shqipërinë për emigrantët ishte e sukseshme pasi reduktoi numrin e emigrantëve të paligjshëm që shkojnë me gomone drejt tokës britanike.
Dërgimi i azilkërkuesve që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në Ruandë është një nga prioritetet e Sunak.
Zemërimi mbi rritjen e imigracionit ka luajtur një rol përcaktues në politikën britanike në 10 vitet e fundit dhe konservatorët e kryeministrit Sunak shpresojnë se duke ashpërsuar masat mund të rrisin mbështetjen e qytetarëve.
Klan News