NBA: Minnesota ngjitet në krye të tabelës në Konferencën Perëndimore

Gjashtë fitore të ekipeve vendase dhe tre të atyre mysafire është ep[ilogu i nëntë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku kishte ndeshje atraktive me kthesa të shumta dhe normal emocione të pafund.

Minnesota vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Perëndimit pas fitores 101-90 ndaj Utah Jazz. Ndeshje në të cilën fjalën kryesore e kishte Towns I cili realizoi 32 pikë e 11 kërcime . Chicago pas kohës shtesë arriti të fiton ndeshjen derbi ndaj Milwaukee me rezultatin 120-113. Figura qëndërore në këtë sfidë ishte Vuçeviq , autor i 29 pikëve e 10 kërcimeve.

Fitore të sigurt ka shënuar Oklahoma në përballjen kundër Lakers me rezultatin e thellë 133-110. Davis realizoi 31 pikë për Lakers, ndërsa 7 lojtarë të Oklahoma realizuan mbi 10 pikë më efikas ishte Shai me 33 pikë.

Atalanta në transfertë mundi pas kohës shtesë ekipn San Antonion me rezultat 137-135. Më efikas dioli të jetë Trae Yong, me 45 pikë e 14 asist.

Golden State,mundi LA Clippers me rezultatin 120-114. Curry me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për Warriors. Nuk zhgënjen skuadra e Miami që mundi ekipin Indiana me rezultatin 142-132 . Më efikas ishte Butker me 36 pikë. Portland triumfoi kundër Cleveland me rezultatin 103-95 . Më efikas ishte Shapre me 29 pikë.

Tabelën në Konferencën e Perëndim e kryeson Minnesota me 14 fitore e 4 disfata e ndjekur nga Denver 13 fitore e 6 humbje.

REZULTATET E SOTME

CLEVELAND – PORTLAND, 95-103 CILË

BROOKLYN – CHARLOTTE, 128-129

MIAMI – INDIANA, 142-132

NJU JORK – DETROIT, 118-112

CHICAGO – MILWAUKEE, 120-113

MINNESOTA – UTAH JAZZ, 101-90

OKLAHOMA – LAKERS, 133-110

SAN ANTONIO – ATLANTA, 135-137

GOLDEN STATE – CLIPPERS, 120-114

Lexo gjithashtu
Total
0
Share