Njëri nga të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Suharekë më 22 nëntor, është arrestuar sot në Fushë Kosovë.
Katër të dyshuar për grabitjen në Suharekë javën e kaluar, janë arrestuar sot në një operacion policor të zhvilluar në shtatë lokacione të enjten.
Nga ky aksion policor, një polic mbeti i lënduar, e që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, përderisa njëri nga të dyshuarit u neutralizua gjatë zhvillimit të aksionit policor.
Policia ka thënë se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre.
Shkrepja e armës nga i dyshuari, sipas PK-së, bëri që të mbes i plagosur edhe zyrtar policor.
Më pas, policët që ishin prezent në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.
Sipas Policisë, deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër që ende gjendet në kërkim policor.
Portali Kallxo.com ka publikuar sot pamjet e momentit të arrestimit të njërit prej të dyshuarve në Fushë Kosovë.