Rriten me 30% rastet me HIV në Europë

Sipas raportit të OBSH situata është drejt përmirësimit

Rriten me pothuajse 30% rastet e HIV në Evropë. Sipas raportit të fundit të OBSH, ai për vititn 2022, për koninentin tonë, pas pandemisë Covid-19, rastet kanë pësuar një rritje që konsiderohet e lartë, por gjithnjë më e ulët në krahasim me vitet e mëparshme.

Në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonës ekonomike evropiane janë regjistruar 22.995 diagnostikime me HIV, pra 5 në çdo 100 mijë, ndërsa para pandemisë ky raport ishte 4 në çdo 100 mijë.

Sipas të dhënave, mbi 90% e infeksioneve janë si pasojë e raporteve seksuale, ndërsa 5.9% lidhet me përdorimin e drogës me rrugë injeksioni.

Ndërsa duket më e përmirësuar situata në lidhje me sëmundjen AIDS, ku ka rënie drastike, njëkohësisht e njëjtë paraqitet situata edhe përsa i përket humbjes së jetës si pasojë e AIDS, ku në vititn 2022 janë regjistruar 767, kundrejt rreth 1400 që numëroheshIn në vitin 2013.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share