Kovaçevski: Zgjedhjet 2024 – Nesër ftesë partive, të hënën takimi i liderëve!

Nesër Kryeministri Dimitar Kovaçevski do t`u dërgojë ftesa Kryetarëve të partive parlamentare për të marrë pjesë në takimin e liderëve, I cili do të mbahet të hënën. Ftesa, sic njofton KlanM, do t`i dërgohet edhe Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit.

Lajmi, sic njofton KlanM, është bërë I ditur gjatë press-konferencës së përbashkët të Kryeministrit Dimitar Kovacevski me Shefin e Diplomacisë Evropiane, Zhozep Borrel, në vigjilje të Samitit të OSBE-së në Shkup.

Në takimin e liderëve, sic përcjell Klan M deklaratën e Kryeministrit Dimitar Kovacevski, do të bisedohet për zgjedhjet e presidenciale dhe parlamentare që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, si dhe për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për Kodin Zgjedhor. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share