Përmbushja e marrëveshjes politike për emërimin e kryeministrit shqiptar në periudhën parazgjedhore është investim në të ardhmen e përbashkët dhe përgjigje konkrete ndaj të gjitha paragjykimeve që na ndjekin nga e kaluara, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në intervistën për Televizionin 24. Ministri Besimi ka theksuar se nuk është vetëm premtim parazgjedhor, por ndërtimi i besimit reciprok, përforcimi i themeleve të shtetit të përbashkët, marrje e përgjegjësisë dhe mesazh për barazi dhe mundësi të barabarta. Kjo është ndjekje e vlerave evropiane, shoqërisë multietnike dhe multikulturore, me mirëkuptim dhe tolerancë reciproke, e cila funksionon në interes të sigurimit të prosperitetit dhe standardit më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët.
“Maqedonia e Veriut është në fazën kur tashmë ka hapur negociatat për anëtarësimin në BE. Ajo është anëtare e NATO-s, ne kemi marrë pjesë në misione të ndryshme aleate edhe para anëtarësimit, në Afganistan, Kabul, krah për krah me ushtarët amerikanë si të barabartë. Ushtarët tanë ishin në sigurimin e shtabit kryesor të NATO-s. Cili ishte mesazhi kryesor gjatë vizitës sime atje si ministër i Mbrojtjes? Gjenerali amerikan theksoi se ai “u beson ushtarëve tanë”. Kjo është ajo që ne bëjmë në nivel ndërkombëtar, ndërsa duhet ta bëjmë edhe këtu në përforcimin e besimit të reciprok. Domethënë është investim në besim dhe marrjen e përgjegjësisë”, theksoi Besimi.
Lidhur me pyetjen nëse ai personalisht është një ndër zgjidhjet kuadrovike për kryeministër, ministri theksoi si më poshtë– “Çdo qytetar duhet ta dijë se pavarësisht përkatësisë etnike, kushdo që të jetë kryeministër në Qeverinë e vendit tonë, do të jetë për të gjithë qytetarët. Përkatësisht, sipas kësaj nga ky aspekt sigurisht që do të jetë dikush që do ta kryejë punën me përgjegjësi, unë personalisht as nuk e kam menduar, as që po e mendoj, në këtë fazë fokusi im i vetëm është të ballafaqohem me sfidat ekonomike dhe financiare që janë në kompetencën time si ministër i Financave”.