Presidentja Vjosa Osmani organizon një darkë në nder të Rita Orës

Rita Ora është rikthyer në Kosovë dy ditë më parë në ditëlindjen e saj. Qëndrimi i këngëtares në atdhe përkon edhe me Festat e Nëntorit. Në nder të yllit shqiptar me famë botërore, presidentja Vjosa Osmani ka organizuar edhe një darkë.

“Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, e prej atëherë ajo u ngjit lart e më lart duke ngjitur skenat e muzikës anekënd botës.

Sonte, në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja”, shkroi presidentja përkrah fotove të shpërndara.

Në të kanë qenë të pranishëm personalitete të Kosovës, motra e Ritës, Elena Ora, sportistja Majlinda Kelmendi dhe artistë si Dafina Zeqiri e Ylli Limani.

Rita shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi përgjatë kësaj vizite dhe për regjisorin, është hera e parë që viziton Kosovën.

/tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share