28 Nëntori: Shkup – qytetarët, shqiptarët të jenë të bashkuar!

FESTA NËPËR SHESHET E QYTETEVE

Të jemi të bashkuar dhe të fortë kjo është porosia që për 28 Nëntorin po e përcjellin qytetarët për githë shqiptarët kudo që janë.

Shqipëtarët janë në gjendjen më të mirë sesa e kanë pasur deri më tani, shqipëtarët në Kosov Shqipëri, Maqedoni po edhe në Mal të Zi kanë kryeminstër shqipëtar kështu që vetëm mundetëm të ua uroj 28 Nëntorin të jenë më të bashkuar sidomos nëpër këtë festa”.

“Mirë super janë unë jam me qef andej edhe mezi kam pritur edhe mbesa e vogla super e kanë, të gjithë shqipëtarëve ju kisha përcjellë të jenë bashkarisht, vllezërisht dhe mos të ndahen aspak”.

Por një qytetarë nga Shkupi ndanë mendim tjetër, përkundër asaj që shqipëtarët ndjehen vllezër me njëri tjetrin thotë që sheshi i Shkupit nuk e thotë të njejtën gjë.

“Njëherë për njëherë dobët jemi InshaAllah forcohemi më andej sepse unë i shohë flamurët andej ka ndërsa ka ana e urrës nuk ka, vetëm nga ana jonë unë nuk e kuptoj duhet të vendosin edhe anës tjetër të urës. Mesazhi im InshaAllah që gjithë shqiptarët të bashkohen dhe përparojnë dhe bashkëpunojmë”.

Nëse të gjithë rrugët sot çojnë drejt Tiranës dhe qyteteve të Shqipërisë, kjo si duket nuk vlen për këtë grup nga Shqipëria, të cilët kishin zgjedhur Shkupin për ta festuar  28 Nëntorin.

“Nga Shkodra, shumë bukur tani sa kemi ardhur po kënaqemi shumë bukur gëzuar festën”.

“Nga Shkodra kemi ardhur për të pare qendrën  e Shkupit normalisht për të festuar festën, Shkupi shumë I bukur, mbrekullueshem ska si shqiptarët gëzuar për gjthë festën dhe urrojë të gjithë të mirat”.

Ndryshe, nëpër shumë shkolla të qyteteve shqiptare janë organizuar manifestime të shumta për nder të 28 Nëntorit, kurse fshatrat dhe qytetet shqiptare janë zbukuruar me flamuj kuq e zi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share