Gjoba për 129 shoferë në Shkup gjatë 24 orëve të fundit

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 sanksione, prej të cilave pesëdhjetë e tetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tri gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).

Nga MPB thonë se kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share