Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka ripërsëritur se do të bëjë çmos që Kosovës t’ia pamundësojë anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
”Nuk është çështja nëse doni ta zgjidhni problemin me disa zgjedhje në veri të Kosovës me zgjedhje për Serbinë. Këto janë të gjitha probleme, por asnjëra prej tyre nuk është pika. Çështja është nëse duam t’i lëmë ata në OKB apo jo”.
“Unë kam thënë tashmë 1000 herë që nuk do ta bëj”.
Se nuk do të nënshkruaj një gjë të tillë, Vuçiq përmendi sërish se këtë qëndrim ua ka thënë drejtpërdrejtë edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë: presidentit francez, Macron, kancelari gjerman Scholz, kryeministres italiane Meloni, presidentit të KE-së, Michel, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Borrell, dhe emisarit special, Lajçak.