Ditëlindja e nëntë e Emily Hand kaloi teksa ishte nën duart e militantëve të Hamasit, por ribashkimi i saj me babain ishte vërtet emocionues.
Emily Hand vrapoi në krahët e babait të saj, Tomit, ndërsa ajo u kthye në Izrael pasi u mbajt në Rripin e Gazës për 50 ditë.
Tom, babai i saj edhe më herët kishte deklaruar se shpresat ishin shuar pasi mendonte se ajo ishte vrarë nga persona të armatosur të Hamasit në Izraelin jugor muajin e kaluar.
E rikthyer me grupin e dytë të pengjeve të liruar sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Katari me Izraelin, ajo u shfaq në gjendje të mirë shëndetësore me një tjetër të mitur.
Emily Hand: Kjo ishte emocionuese, për komunitetin e Kibucit. Ata duartrokitën dhe kënduan. Ishte emocionuese për të gjithë ne.
Amit Solve: Nuk e prisja që ajo të ishte në mesin e pengjeve. Isha unë që i thash babait të saj që ajo ishte vrarë. Por kur erdhi pranë nesh u gëzuam pafund. Dua ta përqafoj gjithnjë e më shumë edhe t’i them përsëri më fal, që mendova aq keq.
Vajza e një emigranti irlandez në Izrael, nëna e Emily vdiq nga kanceri kur ajo ishte 2 vjeç. Për banorët e kibucit në Be’eri, një nga komunitetet më të goditura nga sulmi i muajit të kaluar nga Hamasi, lirimi i disa prej pengjeve të rrëmbyer më 7 Tetor solli ndjenja të përziera mes lumturisë dhe shkatërrimit që pësuan këto komunitete.
Ndërkaq gëzim pati edhe tek pala tjetër. Israa Jaabis, një e burgosur palestineze e liruar nga Izraeli, u ribashkua me familjen e saj.
Jaabis kishte pësuar djegieje, të cilat janë pasojë e një shpërthimi në makinën e saj, gjatë asaj që Izraeli tha se ishte një tentativë për vrasje në vitin 2015. Ajo u dënua me 11 vjet burg.
Burgosja e një numri të madh njerëzish nga autoritetet në Izrael shihet gjerësisht nga palestinezët si një mjet i pushtimit.
Akuzat variojnë nga vrasja dhe sulmet e dhunshme ndaj izraelitëve. Një e katërta e popullsisë së Bregut Perëndimor ka kaluar kohë në një burg izraelit. Më shumë se 3,000 njerëz janë arrestuar që nga sulmet e 7 Tetorit duke përfshirë 900 fëmijë.
Shumë prej këtyre të arrestuarve janë vendosur në paraburgim administrativ pa asnjë akuzë. Heba Morayef, drejtoresha e Amnesty-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, citoi dëshmi dhe prova me video të cilat tregonin për tortura dhe keqtrajtime nga forcat izraelite, duke përfshirë dhunë të qëllimshme ndaj palestinezëve.
Klan News