FSHATRAT E MALËSISË PËRBALLEN ME MUNGESË TË RRYMËS ELEKTRIKE
Pamjet që po i shihni janë nga fshati Bozovcë i Malësisë së Tetovës. Sic shihet në këtë vendbanim trashësia e borës shkon deri në mbi 50 centimetra, njofton KlanM.
Banorët e këtij fshati për Klan Maqedoni kanë theksuar se përvec borës fshati është përballur edhe me stuhitë e erës por edhe me motin e ftohtë, kurse mungon rryma elektrike, me këtë edhe është vështirësuar komunikimi i rrjetit telefonik mobil.
Fatmirësisht, sic shihet edhe nga pamjet, rrugët janë të kalueshme dhe të pastruara, gjë që ka lehtësuar furnizimin nga qyteti me produktet e nevojshme ushqimore dhe gjësende tjera.
Pavarësisht vështirësive, sic njofton KlanM, në prag të festës së 28 Nëntorit në Bozovcë, nuk ka munguar as edhe flamuri kombëtar. /KlanMacedonia/