Milani ka shënuar fitore ndaj Fiorentinës me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.
Golin e vetëm për rossonerët e shënoi Theo Hernandez, në minutën e 45’, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë nuk pati gol, mund të veçohet debutimi i Francesco Camardas me fanellën e Milanit, në moshën 15 vjeçare, duke u bërë debutuesi më i ri në Itali.
Milani pas 13 xhirove ka grumbulluar 26 pikë duke u renditur në vendin e tretë.