Dëbora e parë në Ballkan/ Ulen ndjeshëm temperaturat, erëra të forta

Bora ka zbardhur Kosovën dhe pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor. Reshjet e borës lënë pa energji elektrike Prishtinën, Ferizajn, Mitrovicën dhe Prizrenin. Reshje bore do të ketë edhe ditët në vijim.

Ekipet e mirëmbajtjes se rrjetit elektik gjenden në terren dhe po punojnë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.

Reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e para të mëngjest të sotëm. Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ajo, janë të kalueshme.

Temperaturat kanë rënë ndjeshëm ndërsa ka patur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Bora e parë ka rënë në zonat kodrinore dhe malore, ndërsa pritet edhe në zonat e ulëta të Serbisë pas reshjeve të shiut të diteve të fundit. Dëbora e parë ka përkuar edhe me festën e Shën Katerinës që shënon fillimin e dimrit.

Në zonat e bregdetit Adriatik ka patur stuhi të forta ere nga veriu. Moti i keq nënkupton edhe situata kërcënuese për jetën, e detarëve. Ekziston gjithashtu një rrezik i konsiderueshëm për dëmtimin e infrastrukturës bregdetare.

Mjegulla ka reduktuar pamjen në rrugë  ndaj shërbimet meterologjike u kanë bëre thirrje drejtuesve të mjeteve që të përshtatin shpejtësinë dhe stilin e drejtimit të tyre me kushtet e rrugës, të ruajnë distancën e sigurt ndërmjet automjeteve si dhe të mos nisen pa pajisje dimërore.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share