Rama: A ta jep imuniteti të drejtën t’i vesh flakën parlamentit? E kanë kthyer në një “aktivitet porno”

Nuk e mohon të drejtën kushtetuese të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, por sipas Kryeministrit Edi Rama, ato duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën.

“Është e vërtetë nuk diskutohet jo vetëm pse e thotë Komisioni Europian në raport, po se është e vërtetë është një e drejtë kushtetuese, e themi dhe ne. Është e drejtë kushtetuese edhe që opozita të ushtrojë veprimtarinë e saj në parlament, edhe imuniteti i deputetit patjetër. Por a ta jep imuniteti të drejtën që t’i vesh flakën parlamentit? Është e drejtë kushtetuese që deputeti të thotë ça të dojë, por a është normale që deputeti të nxjerrë nga goja gjëra nga ato që e kanë kthyer parlamentin e Shqipërisë në një aktivitet porno? Është e drejtë kushtetuese të ngresh komision hetimor sigurisht… Por ama është po kaq e vërtetë që është shumë mirë e përcaktuar si ngrihet një komision hetimor, si funksionon etj. Sepse nëse kjo e drejtë do ishte pa limit, si e shpjegoni ju që GJK ka nxjerrë si antikushteutese Komisione Hetimore që janë ngritur?

Nuk ka shans të ngresh komisione hetimore se ti do të marrësh nëpër gojë njerëz, do të përdorësh parlamentin për të sulmuar me mjete barbare, verbale kundërshtare. Këtë është diçka që e kam thënë më parë, sesa të shpërthente flaka. Ashtu sikundër e dinë të gjithë, unë e kam thënë me kohë, që ne nuk do ngremë më komisione hetimore që nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin e për këtë arsye duhet të adresojmë në ligj”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share