Kosova ankesë për Djokovic/ Federata e Tenisit dënon provokimin e radhës të tenistit serb ndaj shtetit kosovar

Federata e Tenisit në Kosovë ka reaguar fuqimisht për provokimin e radhës të tenistit serb Novak Djokovic dhe pjesës tjetër të ekipit të tij.

Serbi ka provokuar sërish Kosovën, këtë herë në Kampionatin Botëror të Tenisit, ku skuadra serbe u prezantua me në sfond këngë nacionaliste, ku përmendet Kosova e bëhet thirrje që flamuri serb të valëvitet nga Prizreni deri në Rumi.

Sipas federatës është për keqardhje që provokime të tilla me këngë e veprime nacionaliste po ndodhin nëpër ngjarje të mëdha sportive, e sidomos në Davis Cup që është Kampionati Botëror i Tenisit

Në komunikatën për shtyp, institucioni kosovar I tenisit bëri përgjegjës Federatën Ndërkombëtare të Tenisit dhe u zotua se do të bëjë ankesë për çështjen.

“Federata e Tenisit për ta mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe institucionet e saja të pranuara ndërkombëtarisht, në koordinim me institucionet e lartpërmendura do ta bëjë ankesën e radhës në ITF, Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe institucionet të tjera relevante ndaj provokimit të fundit të tenistëve serb në Malaga”

Djokovic u përplas edhe me fansat britanikë, ndërsa pas ndeshjes shprehu pakënaqësinë për sjelljen e tyre.

Djokovic edhe në turneun Rolan Garros në Paris ngjalli reagime ku paraqiti parullën “Kosova është zemra e Serbisë”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share