Zbritjet joshin qytetarët, kriza ekonomike bën të veten
Këto pamje ishin sot në çdo qendër tregtare. Shumica e njerëzve nuk e kishin lëshuar mundësinë që të bëjnë blerje duke shfrytëzuar zbritjet në ditën e quajtur “E premtja e zezë” apo “Black Friday”.
Por, pavarësisht paralajmërimeve të shumta për zbritje ekskluzive, duket se “xhepi i qytetarëve” është përcaktuesi kryesor për “shopping”.
“Po ka, mirë varësisht sa para ke përndyshe ka gjithçka varësisht si janë ka zbritje nga 2000 denarë në 100 denarë diku ashtu ka, varet tek paraja që kanë njerëzit dhe ashtu blejnë”.
“Unë am këtu për këtë arsyeje brenda është gruan ajo blenë unë po e pres, unë nuk kuptoj shumë për të blerë ndërsa gruaja është Brenda dhe po blenë”.
Në “Black Friday” shumica e kompanive paralajmërojnë zbritje enorme, edhepse me të madhe qarkullojnë zëra se zbritjet janë sa për sy e faqe dhe për të tërhqeur konsumatorët.
Megjithatë, kjo nuk I ka ndaluar qytetarët që të vizitojnë qendrat tregtare dhe të blejnë gjësende të nevojshme./KlanMacedonia