“KRIMINELËT JANË TË AFTË NË ANASHKALIMIN E LIGJIT”
Zëvendëskryeministrja për politika për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska, deklaroi sot se, është i domosdoshëm miratimi i Ligjit për konfiskimin e pronës, si mekanizëm shtesë antikorrupsioni.
Ajo, sic percjell KlanM, tha se, zbrazëtirat në ligjin aktual, lejojnë sanksionimin e pamjaftueshëm të veprave kriminele dhe korrupsionit, madje edhe në raste kur krimi është i dukshëm, ndërsa prona është në disproporcion me të ardhurat e fituara ligjërisht.
“Ne jemi shtet i vogël, me shumë sekrete publike, ndërsa shumë pak epilogë. Dhe kjo sjell në ndjesinë edhe më të madhe të pafuqisë të qytetarëve të thjeshtë. Por edhe zhvendos në mënyrë drastike vlerat kyçe në komunitet. Në këtë mënyrë, vijmë në situata kur ata që hapur manifestojnë frytet e krimit të tyre, të jenë model për të rinjtë tanë” – tha Slavica Grkovska.
Gjatë debatit publik të mbajtur sot rreth këtij ligji, sic njofton KlanM, Zv/Kryeministrja tha se, kriminelët janë të aftë në anashkalimin e ligjit dhe ne duhet të punohet në minimizimin e hapësirës për manovrim kur bëhet fjalë për shmangien e përgjegjësisë dhe ruajtjen e aseteve të fituara në mënyrë kriminele.
“Ligji nuk paraqet zëvendësim të konfiskimit në procedurën penale, por është instrument dhe mekanizëm ndihmës shtesë. Posaçërisht është e rëndësishme që me ligjin parashihet mundësi që prona e konfiskuar në procedurë civile të jepet në përdorim për realizimin e nevojave dhe qëllimeve sociale në shoqëri” – tha Grkovska.
Ky propozim ligj, sic njofton KlanM, parasheh që të pamundësohet disponimi me pasuri dhe përfitime pasurore e cila nuk mund të dëshmohet se është fituar nga burime të ligjshme. Çështja e procedurës së rregulluar me këtë ligj përfshin pasurinë brenda ose jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është në pronësi të personave fizik dhe juridik. /KlanMacedonia/