NË 2024 MANIFESTIMET NGA SHKUPI, TIRANA, PRISHTINA, DO TË BARTEN NË MANASTIR
Sa na bashkojnë festat e Nëntorit? Mbase kjo është një pyetje legjitime që e shtrojnë shqiptarët. Por, në praktikë ndryshe janë punët.
Derisa në Maqedoninë e Veriut kremtohet Festa e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Tirana dhe Prishtina edhe këtë vit në heshtje e kaluan ditën e unifikimit të shkronjave shqipe. Reflektimi i Tiranës zyrtare, sipas Ahmet Selmanit, është rezultat i institucionalizimit të kësaj feste në Maqedoninë e Veriut.
“Deri para disa vitesh në Tiranë as që e kishin idenë se kush është Manastiri..është skandaloze një ish ministër I kulturës gjatë një vizite tri katër herë tha “në qytetin e Bitolës”..sa larg realitetit ishin…07.10 pikërishtë Maqedonia, institucionalizimi I kësaj feste këtu, e ka bërë Tiranën të ndjehet borxhli dhe të reflektojë në mënyrë pozitive” – tha Ahmet Selmani, fitus i çmimit ”22 Nëntori”
Në këto festa s`kanë se si të mungojnë elitat politike. Drejtori I ITSHKSH-së Skender Asani, tha se politikanët kanë reflektuar dhe nuk I shfrytëzojnë këto momente për pikë politike. Sipas tij, duhet të bashkohet elita shkencore e jo ajo politike.
“Këtu e bëjmë gabimin krucial, që ne patjetër ti kemi elitat politike nëpër manifestime, ne e bashkojmë elitën shkencore…. Elitat politike nuk duhet vazhdimisht të jenë prezent aty për të treguar që jemi të bashkuar, duhet të jenë të gjitha institucionet shtetërore për ta dëshmuar se jemi popull institucional” – deklaroi Skender Asani.
Shumë shpejtë 22 nëntori do të shpallet festë shtetërore në Shqipëri e Kosovë, edhepse cdo vit është kritikuar pse nuk e kanë zyrtarizuar deri më tani, thotë Asani.
Nga viti I ardhshëm, me hapjen e degës së ITSHKSH-së në Manastir, sipas tij, të gjitha aktivitetet institucionale të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit do të barten në Manastir me qëllim faktorizimin e këtij qyteti dhe unifikimin institucional.
Sa I përket asaj se si e shohin maqedonasit kremtimin institucional të festave shqiptare, drejtori I ITSHKSH-së thotë se sivjet “ia zgjatëm dorën njëri tjetrit” dhe për herë të parë Akademia e Shkencës së Maqedonisë ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për ditët e Alfabetit. /KlanMacedonia/